Rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar brenda tri ditësh në E-Kosova

Lajme

Rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar brenda tri ditësh në E-Kosova

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 16:13
Ilustrim

Qeveria ka njoftuar se interesimi qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike në E-Kosova është i lartë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata të gjendjes civile.

“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë çertifikata të gjendjes civile”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga Qeveria kanë thënë se do të vazhdojnë me digjitalizimin e shërbimeve.

“Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme. Nga e enjtja e kësaj javë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/”, thuhet më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat