Vulin: Nëse nuk e kemi interes ta mbrojmë Kosovën, atëherë le ta njohim

Lajme

Vulin: Nëse nuk e kemi interes ta mbrojmë Kosovën, atëherë le ta njohim

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:04
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ka thënë për gazetën pro-qeveritare serbe “Veçernje Novosti” se “nëse nuk është interesi i Serbisë ta mbrojë Kosovën, atëherë Serbia duhet të njohë Kosovën dhe kështu të ndihmojë në krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Ai me këtë ironi ka komentuar deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në BE.

“Nëse nuk jemi të interesuar ta mbrojmë Kosovën atëherë të njohim Kosovën dhe të ndihmojmë në krijimin e një Shqipërie të Madhe. Nëse nuk na interesojnë 800.000 serbë që jetojnë për Serbinë dhe forca e të cilëve mund ta përtërijë Serbinë, pastaj ta dorëzojmë Republikën Serbe fatit që ajo të turqizohet. A kemi zgjedhje, a na kanë lënë të zgjedhim të preferuarit tonë perëndimorë? Nuk kemi kah përveç të mbijetojmë”, ka pretenduar Vullin.

I pyetur se si e ka përjetuar rezolutën e PE-së për Serbinë, e cila thotë se nuk do të hapë asnjë klaster derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nëse është koha për të hequr dorë nga integrimi evropian, Vullin ka thënë se “Serbia nuk hoqi dorë nga BE-ja, por BE hoqi dorë nga Serbia”.

Shërbëtori besnik i Vuçiqit, Vullin ka thënë se tani kusht i ri për afrimin me BE-në është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Tani, në mënyrë që të zvarritemi drejt BE-së pak më shpejt, ne duhet të njohim Kosovën dhe të ndërpresim të gjitha lidhjet me Rusinë, dhe të mos harrojmë se duhet të njohim edhe gjenocidin në Srebrenicë. Dhe gjithë kjo kërkohet që nga pozita e qëndrimit të kalojmë në zvarritje, as nuk mund të paramendojë se çfarë do të kërkojnë që të ecim drejt si njerëz. Sikurse Serbia nuk është provincë ruse, ashtu nuk duhet të jetë as komisariat apo protektorat i BE-së”, përfundoi Vullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat