Vulin: Deputetët e PE arrogantë dhe të padijshëm

Lajme

Vulin: Deputetët e PE arrogantë dhe të padijshëm

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:30
Aleksandar Vullin

Pasi u publikua raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë me të cilin kërkohet nga ajo ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, menjëherë reagoi zyrtari i lartë serb me nerva më të dobëta, ministri serb i brendshëm Aleksandar Vullin, duke akuzuar gjithë botën se është gënjeshtare dhe duke pretenduar se “vetëm ai e flet të vërtetën”.

“Serbia do të vazhdojë t’i përmbahet vazhdimisht parimeve të integritetit territorial, gjë që nuk mund të thuhet për BE-në”, ka thënë ai, duke “komentuar” raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë.

“Vetëm dikush që nuk di asgjë për Serbinë, që është arrogant ose që është deputet i Parlamentit Evropian ose të tre, mund t’i kërkojë Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë të ashtuquajturën Kosovë, dhe të gjitha këto në të njëjtën rezolutë. Nuk di as si ta kuptoj atë që Serbisë i kërkohet më shumë pluralizëm mediatik dhe në të njëjtën kohë kërkohet të ndalojë mediat, themeluesit e të cilave janë nga Rusia sepse bëjnë propagandë ruse, por kam kuptuar se që të gjitha gënjeshtrat për Serbinë dhe për presidentin e Serbisë që thuhen çdo ditë në media, themeluesit e të cilit vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, nuk janë shqetësuese”, thotë Vullin.

“Ato gënjeshtra janë shërim si gënjeshtra me të cilën filloi pogromi në Kosovë në vitin 2004, se serbët i detyruan me qentë e tyre fëmijët “shiptarë” të mbyten në Ibër, apo si gënjeshtra që Vuçiqi ka caktuar se kush do të rrahet në Glinë apo gënjeshtra se ai e ka mbajtur Sarajevën nën shënjestër. Serbia ka qenë në rrugën evropiane për dekada dhe duket se është koha e duhur që neutraliteti ushtarak të shndërrohet në neutralitet politik, përpiqet Vullin ta kryej detyrën e tij të servilit duke e “mbrojtur nga gënjeshtrat” shefin e tij.

“Nëse nuk e keni të qartë pse, lirisht lexoni rezolutën e eurodeputetëve, e cila kërkon nga Serbia të bëjë atë që nuk mund dhe nuk dëshiron të bëjë. Serbia do të vazhdojë t’i përmbahet në mënyrë të vazhdueshme parimeve të integritetit territorial, gjë që nuk mund të thuhet për Bashkimin Evropian”, ka thënë ministri i brendshëm serb Aleksandar Vullin, duke komentuar tekstin e raportit për Serbinë të miratuar nga Parlamenti Evropian, i cili ndër të tjera, kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe harmonizimin me sanksione ndaj Rusisë dhe se ky është një element kyç që do të përcaktojë ecurinë e përgjithshme të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat