“A e dini o Ibreta, Nasihata, Hamita, Nasipa dhe Dalipa sa është për ju e madhe dhe e paarritshme Dua Lipa?”

Lajme

“A e dini o Ibreta, Nasihata, Hamita, Nasipa dhe Dalipa sa është për ju e madhe dhe e paarritshme Dua Lipa?”

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:26
Dua Lipa

Publicsti Lirim Gashi ka reaguar në lidhje me anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe lejimin e ndërtimit të xhamisë së madhe në kryeqytet.

Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi këtë gjë, duke thënë se në vend që ta organizojmë një festival ndërkombëtar krenarie, ne krijojmë shtet sulltanor zie.

“Ne vazhdimisht dëshmojmë se jemi mjeshtër të tradhtisë dhe injorancës, sepse pa të keqen e askujt dalim jashtë kohës, hapësirës, thelbit dhe substancës.

Ne me politikanë të tillë nxitojmë pa pushim në dështim, sepse nga memoria individuale dhe kolektive gjithçka që lidhet me kombin dhe shtetin fshijmë.

Atje ku shkojmë ne, shkojnë vetëm delet pa bari, që ndjejnë për ujkun që ua bluan mishin dhe eshtrat shumë dashuri”, deklaroi Gashi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bismillahu Rahman e Rahim elham durullah rabilale min, me ni shejtan Albin, Memli, Lumir, Prapakthim e Rragjim.

Arnaut çuxhuk moti kini nis me honger ekmek në vend se bukë plus popallar suxhuk.

Aman jarabi, lutne sa t'muni armikun me ju ndejt vazhdimisht mbi, tu e rrejt se gjoja jeni nis për Bruksel dhe veç kur e kini pa vetin në Turqi dhe Arabi.

Ju haramllar politikana që jetoni si sulltanllar nga politika, nuk meritoni bukë po kamxhika, ndaj ju fut në xhep dhe gjuan në berllog Dua Lipa.

A e dini o Ibreta, Nasihata, Hamita, Nasipa dhe Dalipa sa është për ju e madhe dhe e paarritshme Dua Lipa ?

Ne jemi një komb dhe një vend mrekullie, sepse në vend që ta organizojmë një festival ndërkombëtar krenarie, ne krijojmë shtet sulltanor zie.

Ne vazhdimisht dëshmojmë se jemi mjeshtër të tradhtisë dhe injorancës, sepse pa të keqen e askujt dalim jashtë kohës, hapësirës, thelbit dhe substancës.

Ne me politikanë të tillë nxitojmë pa pushim në dështim, sepse nga memoria individuale dhe kolektive gjithçka që lidhet me kombin dhe shtetin fshijmë.

Atje ku shkojmë ne, shkojnë vetëm delet pa bari, që ndjejnë për ujkun që ua bluan mishin dhe eshtrat shumë dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat