Scharping e bën nervoz Vulinin, serbi e quan gënjeshtar gjermanin

Lajme

Scharping e bën nervoz Vulinin, serbi e quan gënjeshtar gjermanin

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 11:03
Aleksandar Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, është shfaqur plot mllef kundrejt ish-ministrit gjerman të Mbrojtjes, Rudolf Scharping, i cili në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, vlerësoi se edhe Sllobodan Millosheviqi në kohën e luftës, edhe tani Aleksandar Vuçiqi e kanë marrë përgjigjen e duhur në raport me Kosovën.

Kjo, duke iu referuar porosisë që kancelari gjerman, Olaf Scholz, e dha ditë më parë në Beograd për domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës.

“Aleksandar Vuçiq nuk është burrë shteti që mund ta befasosh. Ai nuk u befasua nga qëndrimi i kancelarit gjerman Scholz se Serbia duhet ta njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe për këtë kancelari mori një përgjigje të qartë, të sjellshme dhe të prerë që me Serbinë dhe presidentin e saj të mos flitet me gjuhën e dhunës, shantazhit dhe kërcënimit. Ajo që më befasoi ishte se Rudolf Sharping, i cili ishte ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë gjatë agresionit të NATO-s, ka guximin t’i drejtohet Serbisë dhe të komentojë presidentin tonë”, tha Vulin, shkruan informer.rs, transmeton Klan Kosova.

Sipas Vulin, “nuk ka forcë që mund ta bëjë Sharpingun të ndershëm, ashtu siç nuk ka gënjeshtër që mund ta justifikojnë bombardimin e Serbisë” .

“Sharping nuk mbahet mend si ushtar, por është një gënjeshtar i dëshmuar që ka thënë se në stadiumin e FC Prishtinës po ndodhin pushkatime masive ndaj shqiptarëve, se ekziston një plan ‘Patkoi’ që parasheh spastrim etnik të shqiptarëve nga Kosova dhe se Reçaku është një arsye legjitime për bombardimin e Serbisë”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat