Pas takimit të liderëve me Lajçakun a do të paguhet rryma dhe a janë të mundshme edhe marrëveshje tjera?

Lajme

Pas takimit të liderëve me Lajçakun a do të paguhet rryma dhe a janë të mundshme edhe marrëveshje tjera?

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:23
Ilustrim

Gazeta “Danas” ka sjell qëndrimet e disa analistëve lidhur me mundësinë e marrëveshjeve të reja dhe fillimit të pagesës së energjisë elektrike në komunat e veriut të Kosovës.

Fatmir Sheholli drejtor i Institutit për raporte ndëretnike vlerëson se deklarata e Lajçakut rreth angazhimit të Brukselit zyrtar për organizimin e takimit Vuçiq-Kurti dhe paralajmërimin për mundësi të arritjes së disa marrëveshjeve mes Kosovës edhe Serbisë vjen në momentin kur sipas informatave të Institutit që ai drejton “marrëveshja për energji është arritur vetëm duhet nënshkruar nga zyrtarët e dy vendeve, transmeton “Bota sot”.

Miroslav Lajçak duhet të merret me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit që ka të bëjë me çështjen e statusit, pasi deri tash nuk kishte vullnet politik, ai u marr me çështjet teknike por as aty nuk pati shumë rezultate, marrëveshja për energji I është e nevojshme edhe vetë Lajçakut.

Njoftimi për një marrëveshje, pa përmendur për çka bëhet fjalë nuk është në harmoni me kërkesën për transparencë në dialog, para se ato të përfundohen, konsideron politologu Ognjen Gogiç në lidhej me paralajmërimin e Lajçak se mund të ketë një marrëveshje mes palëve.

Bazuar në deklaratat e mëhershme pritet që të arrihet zgjidhja që ndërlidhet me energjetikën edhe pagesat në veti, por edhe çështja e të pagjeturve dhe tabelave, pas vendimit të Prishtinës për ngjitje të tiketave në simbole të Serbisë dhe problemeve që dolën në vitin e shkuar.

“Marrëveshja nënkupton se serbët duhet nga gushti të nisin pagesën e energjisë elektrike si të gjithë banorët tjerë të Kosovës. Po ashtu ka lëvizje edhe lidhur me çështjen e të pagjeturve, ndërsa lidhur me tabelat ka disa propozime por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare”, shprehet Sheholli.

Në Bruksel sipas të gjitha gjasave do bisedohet për çështjen energjetike, që mund nënkuptohet nha shefat e delegacioneve Bislimi e Petkoviç, por edhe presidenti Vuçiq, shprehet Gpgiç që shton se “kjo nuk do jetë marrëveshje e re, ndonëse Lajçakut që ndodhet në fund të mandatit i duhet një marrëveshje si dhe përmbushje e marrëveshjeve nga 2013 edhe 2015, që do ta prezantonte si rezultat të punës dyvjeçare”.

Mund të jetë akordim për ndonjë plan përmbushje me afate, si kishte përpara në marrëveshjet tjera shprehet Gogiç. Ai pajtohet me Shehollin se nuk duhet pritur marrëveshje rreth tabelave, pasi ka marrëveshje për vazhdimin e reciprocitetit të vendosjes së tiketave.

“Kjo i konvenon edhe Prishtinë edhe Beogradit (tabelat), ndërsa lidhur me të pagjeturit, kjo është çështje nga marrëveshja e Uashingtonit dhe nuk ka përparim. Në Bruksel palët mund të konfirmojnë përkushtimin për zbardhjen e fatit të pagjeturve, por nuk do ketë lëvizje përveç retorikës, pasi çështja e të pagjeturve me vete tërheq edhe çështjen e përgjegjësisë penale për fatin e tyre dhe asnjëra palë nuk është e interesuar të hap atë”, vlerëson Gogiç.

Me paraqitjen e listës së personave të dyshimtë, shtrohet çështja e përgjegjësisë së Listës Serbe, që gjenden në atë listë, arrestimi eventual do nxiste mos dëgjueshmëri qytetare. Në opinion janë paraqitur deklarata se LS planifikon protesta me qëllim largimin e vëmendjes nga marrëveshjet e Brukselit, që për popullin atje mund të shikohet si gjë e keqe.

LS ditë më parë ka paralajmëruar protesta edhe mos dëgjueshmëri qytetare nëse arrestohen anëtarët e saj, por kjo nuk ka lidhje me ato që diskutohen në Bruksel. Kjo më shumë është çlshtje e tyre dhe ata duan që nga qytetarët të krijojnë “mur të gjallë”, mbase mund të pritet që LS të nxis njerëzit në protesta, të cilave askush atje nuk ju gëzohet, por vështirë që për këtë LS të ketë mbështetje nga Beogradi që është i interesuar të vihet pika në këtë çështje, shprehet Gogiç.

Sipas Sheholli para ligit duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe kjo çështje nuk duhet politizuar, ata që ftohen duhet përgjigjen edhe japin deklaratat, Gjykata është përgjegjëse për përcaktimin e fajësisë apo pafajësisë për secilin qytetar thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat