Darka te Pacolli/ Edi Rama nuk mori me vete gazetarin e tij personal Baton Haxhiun, shkaku ishte Shkëlqim Devolli

Lajme

Darka te Pacolli/ Edi Rama nuk mori me vete gazetarin e tij personal Baton Haxhiun, shkaku ishte Shkëlqim Devolli

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 15:56
Pamje nga darka

Tavolinat e mbushura me verë, multimilionerë e politikanë në darkat joformale janë eventi për të cilin lë kokën gazetari Baton Haxhiu.

Por, mbrëmë nuk mundi të marrë pjesë në një të tillë.

Mysafir special i darkës së mbrëmshme ishte Edi Rama, ndërsa nikoqir multimilioneri Behgjet Pacolli. Një kombimin i lakmueshëm për Haxhiun.

Por, pjesë e kësaj tavoline ishte edhe dikush që nuk i ka raportet e mira me gazetarin e famshëm për servilosje ndaj Ramës.

Ishte Shkëlqim Devolli, pronari i Devolli Corporation dhe i Klan Kosova. Haxhiu ka një histori të dhimbshme me të.

Dikur kishin qenë bashkëpunëtor. Por, Devolli e kishte larguar nga puna. Pas 11 viteve punë në këtë televizion, Haxhiu kishte njoftuar se po largohej nga posti i drejtorit të këtij televizioni.

Ende nuk janë bërë të ditura publikisht arsyet se pse Haxhiu ka munguar në këtë darkë të pëlqyeshme për të.

Vetë Haxhiu, nuk ka bërë ndonjë sqarim e as nikoqiri Pacolli nuk ka bërë të ditura arsyet që quan në mungesën e dikujt që lakmon shumë pjesëmarrjën në formate të tilla.

Insajderi ka mësuar se problemi qëndron te raportet e zbehta të Haxhiut me biznesmenin Devolli, i cili e largoi brutalisht nga puna.

Kjo darkë u organizua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë multimilionëshe të Pacollit për ta nderuar kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili po e viziton Kosovën për shkak të mbajtjes së mbledhjës së përbashkët të dy qeverive.

Arsyeja se pse Devolli mori pjesë në këtë darkë ka të bëjë me faktin se Rama gjatë ditës së djeshme ka vizituar kompanitë e tij “Comodita” e “M-Sillosi”, bashkë me një pjesë të delegacionit të tij.

Nga ajo që pa në M&Sillosi e Comodita, Rama tha se u fascinua, teksa premtoi heqjen e tarivave doganore për bizneset kosovare.

Kreu i ekzekutivit shqiptar gjatë qëndrimit në fabrikën e prodhimit të miellit, M&Sillosi, ka thënë se qeveria që ai drejton, do t’i heq të gjitha tarifat doganore me Kosovën, duke nisur nga produktet bujqësore.

“M&SIllosi dhe Comodita Home janë ekselencë e eksportit që tanimë e ka zërin e vetë në klasifikimet e rëndësishme deri në SHBA”, tha Rama.

Në këtë ngjarje, ishin të ftuar edhe krerët e mbi 50 bizneseve më të njohura në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat