Tri shtetet e “Ballkanit të Hapur” mund ta bojkotojnë Samitin e BE-së

Lajme

Tri shtetet e “Ballkanit të Hapur” mund ta bojkotojnë Samitin e BE-së

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:07
Ilustrim

Në prag të samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, liderët e tre vendeve nga rajoni, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë duke menduar për shkuarjen apo jo në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë përmes videolinkut me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçevski.

Në anën tjetër është bërë e ditur se presidenti serb me anëtarët e kabinetit të tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, do të vendosin rreth shkuarjes apo jo në Bruksel.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se tre liderët kanë diskutuar dhe pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e aleatët e tyre, nesër pasdite do të marrin vendimin për atë nëse do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka informuar se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë.

Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat