Lajçak pas takimit me Rakiq: Biseduam për procesin e dialogut

Lajme

Lajçak pas takimit me Rakiq: Biseduam për procesin e dialogut

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:25
Miroslav Lajçak

Në ditën e tretë të vizitës në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak qëndroi sot për vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Pas takimit që u mbajt me dyer të mbyllura për media, diplomati sllovak foli shkurtimisht për temat e diskutimeve.

Lajçak: Biseduam për procesin e dialogut

“Natyrisht, ishte një mundësi për mua që të dëgjoj zotin Rakiq dhe kryetarët e komunave se si ata e shohin dialogun dhe situatën në veri, dhe i si tillë është gjithmonë i dobishëm”, ka thënë Rakiq.

I pyetur nëse do të vizitojë urën mbi lumin Ibër, Lajçak mohoi një gjë të tillë duke thënë se ai do të vizitojë pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat