Presidenti slloven paralajmëron pasoja nëse BE nuk merret me Ballkanin Perëndimor

Lajme

Presidenti slloven paralajmëron pasoja nëse BE nuk merret me Ballkanin Perëndimor

Nga: F. B. Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:53
Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor vlerësoi sot se “tash pikërisht tash dhe në këto kushte vendoset për fatin gjeo-strategjik të Ballkanit për 10 deri 15 vitet e ardhshme”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Fakti se BE nuk dëshiron apo nuk di së të vijë më fuqishëm në këtë pjesë të Evropës do të ketë pasoja. Në këtë hapësirë do të përcaktohen Kina, Rusia edhe Tuqia dhe vendet e Gjirit”, tha presidenti slloven Pahor në intervistë për gazetën “Politika”.

Më pas Pahor ka fol edhe rreth “mospajtimeve të shpeshta” dhe mos suksesin në kuptimin e mirëfilltë të situatës në rajonin e Ballkanit.  “BE assesi nuk po ia del të sheh situatën”, shtoi ai.

"Edhe më tutje, përmes iniciativës Brdo-Brione, unë do të angazhohem me përkushtim për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe për bashkëngjitjen e tyre në BE”, tha Pahor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat