Eurodeputetët i bëjnë thirrje urgjente Serbisë që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë

Lajme

Eurodeputetët i bëjnë thirrje urgjente Serbisë që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 17:24
Aleksandar Vuçiq

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport vjetor të vlerësimit, ku është përmendur edhe fakti se Serbia nuk ka marrë pjesë në sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Me këtë rast deputetët e Parlamentit Evropian, kanë kërkuar nga Serbia që të përafrohet urgjentisht me qëndrimin e BE-së në lidhje me Rusinë.

"Unë mendoj se ka urgjencë të vërtetë këtu, veçanërisht në rastin e Serbisë, për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme të brendshme në këtë bazë," është shprehur eurodeputeti përgjegjës për raportin, Vladimir Bilcik.

Kujtojmë se që nga viti 2014, Serbia ka qenë në negociata me BE-në për t'u anëtarësuar në bllok. Por marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë kanë qenë dhe mund të jenë edhe më tej një pengesë në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat