A do të ndalet shiu nesër? Ky është parashikimi i motit

Lajme

A do të ndalet shiu nesër? Ky është parashikimi i motit

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:20
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

“Reshjet e fundit që ranë,kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu ,kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftimin e Institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat