Imami e akuzoi se mban provime të premten për ta penguar faljen e Xhumasë, Blerim Latifi i kthehet ashpër

Lajme

Imami e akuzoi se mban provime të premten për ta penguar faljen e Xhumasë, Blerim Latifi i kthehet ashpër

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 00:00
Blerim Latifi dhe Bahri Sejdiu

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu gjatë paraqitjes në një emision televiziv, ka pyetur profesorin e filozofisë, Blerim Latifi se ku e sheh prurjen e fesë në Kosovë, kur sipas tij, ajo nuk ligjërohet në shkolla publike.

“Edukata fetare nuk futet në mësimbesim në shkolla publike”, ka thënë ai.

Po ashtu, siç e ka cituar Latifi imamin, ai ka thënë se qëllimisht i mban provimet të premten, për t’i penguar studentët që të kryerjnë ritualin fetar që praktikohet nën emrin “falja e Xhumasë”.

Një përgjigje e shpejtë ka pasuar nga Latifi, i cili ka thënë se imami ka gënjyer publikisht. Ai, imamin Sejdiu e ka quajtur injorant dhe dogmat.

“Bahri Sejdiu, i thotë vetes imam, por nuk e ka hiç për dert që e gënjen hapur publikun në një studio televizive duke thënë se une “qëllimisht i mbaj provimet me studentë ditën e premte”, gjoja për t’i penguar ata që duan të shkojnë në faljen e të premtes në xhami. E para e punës, ne nuk kemi studentë me interesime të tilla, sepse tek ne studiohet mendimi kritik dhe pikëpamjet shkencore mbi botën, e jo dogmat dhe mitet e lashta të këtij injorantit Bahri Sejdiu".

Për ta demantuar pretendimin e Sejdiut, Latifi ka bërë të ditur se ditët e tij të punës me studentë janë e marta, e mërkura dhe e enjtja.

“E dyta, sa për informatë, ditët e mia të punës me studentë janë e marta, e mërkurja dhe e enjta. Të premten gjithmonë e kam të lirë, sepse më duhet për përgatitjen e ligjëratave për javën e radhës. Ky është ritmi i punës time”, ka thënë ai.

“E treta, Kosova është vend europian, shtet sekular, dhe e premtja është ditë pune, ndërsa Prishtina nuk është Raka e Sirisë dhe kurrë s’ka për të qenë, edhe përkundër faktit se ashtu e duan injorantë dhe gënjeshtarë të tillë si ky Bahri Sejdiu”, ka sqaruar tutje Latifi.

Imami, gjatë kësaj paraqitje televizive në Kanal10, ka thënë se po të betohej Kryeminsitri Albin Kurti mbi Kuran sikurse presidenti i SHBA-së Joe Biden mbi Bibël, kjo gjë do të bëhej e madhe.

“Pse në Amerikë kryeministri në Bibël? Albin Kurti me bo e mu betu në Kuran a e di çfarë buje bëhet?”, ka thënë ai.

Sejdiu ka thënë se SHBA, sikurse Kosova, është shtet laik dhe ka aluduar se lejon më shumë liri fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat