Lladrovci: Morali i nënës heroinë, ishte i madh edhe atëherë kur përcillte bijtë e saj në vijat e luftës

Lajme

Lladrovci: Morali i nënës heroinë, ishte i madh edhe atëherë kur përcillte bijtë e saj në vijat e luftës

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:50
Taibe Shala dhe Ramiz Lladrovci

Sot ka ndërruar jetë, Taibe Shala, nëna e dy gjeneralëve Bedri e Shaban Shalës.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci shprehi ngushëllimet e tij për vdekjen e nënës së dy gjeneralëve Bedri e Shaban Shalës, përmes llogarisë së tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin se nëna heroinë, Taibe Shala, ka kaluar në amshim.

Nëna Taibe, është e paharrueshme për të gjithë neve, nga veprimtaria e hershme e përbashkët me gjeneral Shabanin dhe bijtë tjerë të saj, Bedriun, Elmiun, Ganiun, Shabanin dhe Nuhiun si dhe vajzat Floria dhe Behija.

Morali i nënës heroinë, ishte i madh edhe atëherë kur përcillte bijtë e saj në vijat e luftës, edhe atëherë kur e mori vesh se ballë për ballë me okupatorin, ra heroi i Kosovës, Bedri Shala.

Familje e nderuar Shala, mbahuni të fortë. Ngushëllime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat