Historiania Latinia Peroviç: Ja shkaku kryesor i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe krimeve të tmerrshme që janë kryer

Lajme

Historiania Latinia Peroviç: Ja shkaku kryesor i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe krimeve të tmerrshme që janë kryer

Nga: F. B. Më: 15 korrik 2022 Në ora: 09:16
Latinka Peroviç

Historiania nga Beogradi, Latinka Peroviç ka deklaruar se “politika nacionaliste serbo-madhe është shkaktari kryesor i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe luftërave krimeve të tmerrshme që janë kryer".

“Shkas i të gjitha krimeve të kryera është politika që synonte përmbylljen e hapësirës nacionaliste serbe, politika shtetmadhe nacionaliste që edhe sot vepron në destabilizimin e rajonit dhe nxit mosbesim tek popujt tjerë dhe fqinjët”, ka thënë ajo në plenumin “Quo vadis, Balkan”, në Kalanë Petrovaradinit, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Nacionalistët serb Jugosllavinë gjithë e kanë shikuar si Serbi të zgjeruar dhe kjo vazhdon edhe tash, ideja për unitet të serbëve, armatosje dhe raporti ndaj luftës nbë Ukrianë janë manifestim i kësaj gjendje”.

Historiani nga Novi Sad Milivoj Beshlin vlerësoi se Serbia dhe presidenti i saj Vuçiq janë "faktor kyç në destabilizimin e rajonit".

Ai akuzoi regjimin e Vuçiq për përpjekje të nxitjes së konfliktit qytetar në Mal të Zi dhe BeH dhe Maqedoni të Veriut.

Historiani nga Zagrebi Tvrtko Jakovina vlerësoi se Kroacia nuk do të hap opsionin e luftës me BeH, nëse jo për tjetër për shkak të ndikimit nga perëndimi.

Sipas tij ministri i brendshëm Vulin me deklaratat e tij militare nxit vazhdimisht debate dhe hap plagë “të vjetra, gjë që iu shkon përdore politikës nacionaliste kroate".

"Politika e 'botës serbe' sot ka pak gjasa për sukses se që kishte dy dekada më herët, kur kishte rrethana për ndryshim të kufijve kur udhëhiqte Millosheviçit", tha Jakovina.

Historiani nga Sarajeva Husnija Kamberoviç vlerësoi se zgjidhje kyçe për BeH është kur Serbia edhe Kroacia të kuptojnë se nuk mund të kujdesen për serbët edhe kroatët në BeH, por të lënën hapësirë që njerëzit në BeH vetë të përgjigjen.

"Në BeH ka frikë nga lufta dhe ajo jo vetëm mes njerëzve që kanë kaluar luftën por edhe ata që se kanë parë atë. Dodik flet se nuk do luftë, por angazhohet për bashkim me Serbinë. E dihet se nuk mund të ndryshohet kufijtë pa luftë, pra jemi në situatën e njëjtë sikur në vitet e fundit të shekullit të shkuar", tha Kamberoviç.

Sipas saj, problemi në BeH është se nuk ka pasur fitues të luftës, por ka gjasa që edhe në një luftë të ardhshme të mos ketë, por mund të ketë shumë viktima.

Sipas Kamberoviç ka grupe që duan luftë dhe që mund të nxisin luftë, prandaj situata sot në BeH “është shumë dramatike edhe e rrezikshme".

"E ajo luftë mund ta shpi jo vetëm Bosnje por të gjithë rajonin në katastrofë”, tha Kamberoviç.

Plenumi u organizuar nga Akademia rajonale për demokraci  me mbështetje të Fondit Evropian në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat