Rakiq: Është e nevojshme të formohet sa më shpejt Asociacioni

Lajme

Rakiq: Është e nevojshme të formohet sa më shpejt Asociacioni

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:23
Goran Rakiq

Rëndësia dhe urgjenca e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, situata shumë e ndjeshme e sigurisë dhe numri i madh i incidenteve kur bëhet fjalë për komunitetet serbe, ishin temat kryesore të bisedës mes ministrit për Komunitete dhe Kthim dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, me kryesuesin e OSBE-së, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau.

Rakiq gjatë takimit të sotëm i tha bashkëbiseduesit se paqja dhe stabiliteti nuk kanë alternativë dhe se OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në këtë.

Ai theksoi se sot problemet në Kosovë po thellohen ose po zgjidhen shumë ngadalë dhe se komunitetet serbe dhe komunitetet tjera joshumicë po hasin në pengesa në realizimin e të drejtave të tyre.

“Në vend që të gjejmë zgjidhje për problemet urgjente, kemi një numër në rritje të problemeve në sferat që kanë të bëjnë me funksionimin normal problematik të çdo shoqërie, gjë që është shumë shqetësuese. Duhet të formohet menjëherë, pa vonesa”, tha ministri.

Ai tha se e shqetëson fakti që përpjekjet për përparim në procesin e kthimit nuk po priten me mirëkuptim, por përkundrazi, ky proces po bëhet gjithnjë e më i pakuptimtë, gjë që është e papranueshme sepse shumë familje të zhvendosura po ecin tutje.

Rakiq tha gjithashtu se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë sot përballet me shumë probleme dhe se ato mund të zgjidhen vetëm nëse ka vullnet të sinqertë për zgjidhjen e problemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat