Ali Ahmeti në Drenas, ngushëllon familjen Shala për vdekjen e nënës Taibe

Lajme

Ali Ahmeti në Drenas, ngushëllon familjen Shala për vdekjen e nënës Taibe

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 21:09
Ali Ahmeti ka vizituar familjen Shala në Gjergjicë të Drenasit

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka vizituar familjen Shala në Gjergjicë të Drenasit për të ngushëlluar për vdekjen e nënës Taibe.

Së bashku me Ahmetin ishte edhe kryetari i Komumës së Drenasit, Ramiz Lladovci.

Statusi i Ahmetit:

Sot në Gjergjicë të Drenicës ngushëllova familjen Shala për nënën Taibe, nënën e heronjëve të kombit, shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mi Shaban e Bedri Shala.

Në faqet e bardha të librit për nënë Taiben, shkrova  që për të bërë portretin e një nënë që rriti bijë dhe bija që i dolën zot traullit e vendit duhet një përkushtim i madh. Prandaj, ti, nënë e Shabanit dhe Bedriut që prite e përcolle luftarë të lirisë, Lavdi të qoftë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat