Pas ndalimit të hyrjes në Kroaci, ky është reagimi i Vuçiqit

Lajme

Pas ndalimit të hyrjes në Kroaci, ky është reagimi i Vuçiqit

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:05
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas ndalimit të hyrjes në Kroaci dhe vizitës private në Jasenovac dhe Pakracin, ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Vuçiq ka postuar në faqen e Instagramit “budućnostsrbijeav” një fotografi të monumentit të Lules së Gurit në Jasenovac, kushtuar të gjitha viktimave që u vranë në kampin e Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

” Ju vetëm bëjeni punën tuaj. Populli serb do të jetojë dhe nuk do të lodhet kurrë”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat