Petkoviç i reagon Bislimit e quan Pinokio: Prishtina bllokon dialogun dhe jo Vuçiqi!

Lajme

Petkoviç i reagon Bislimit e quan Pinokio: Prishtina bllokon dialogun dhe jo Vuçiqi!

Nga: F. B. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 00:27
Petar Petkoviç

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime Petar Petkoviç ka deklaruar se konstatimi nga shefi i delegacionit të Prishtinës, Besnik Bislimi se Beogradi saboton bisedimet është ndryshim i thjesht i tezave dhe gënjeshtër e kulluar,, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Presidenti Vuçiq kurrë nuk e ka refuzuar dialogun dhe pa dilemë është i përkushtuar bisedimeve, kështu që konstatimi i negociatorit Bislimi se Beogradi saboton bisedimet është ndryshim i tezave dhe të jem më i qartë është gënjeshtër e trashë dhe pa sy”, tha ai në kumtesën për medie.

Rreth qëndrimit të presidentit dhe shqetësimit të tij për stabilitetin si dhe gatishmërinë që çështjet e hapura të zgjidhen në tavolinë mirë janë të informuar edhe Lajçak edhe vendet e Kuintit theksoi Petkoviç, duke shtuar se konstatimeve të Bislimit nuk ju beson askush, duke e përqesh se “ai ka kandiduar për rolin e Pinokios nga Prishtina”.

Ai shtoi se për dialog e bisedime çfarëdo qoftë nuk është i interesuar kryeministri Kurti, por as Bislimi nuk është i gatshëm në bisedime të kuptueshme e produktive në nivelin teknik dhe kjo bllokadë po zgjat tash e disa muaj.

“Bislimi refuzon që me mua si përfaqësues nga Beogradi të bisedohet për asociacionin e komunave, kështu që për shkak palës nga Prishtina dialogu ka kohë që nuk ka lëvizje thelbësore” tha ai.

Petkoviç ka fajësuar Prishtinën edhe për destabilizim të rrethanave dhe duhet ta kuptojnë se nuk bisedohen vetëm ato që njëra palë dëshiron por edhe se në tavolinë janë obligimet që janë marr ndër të cilat edhe asociacioni, ashtu siç ishte parashikuar në marrëveshjen e parë të Brukselit dhe dokumenteve përcjellëse.

Çdo gjë tjetër është harxhim i energjisë në dialog she sinqerisht shpresoj se në një moment mentorët e Prishtinës do të kuptojnë se Prishtina është kërcënimi i stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe duhet ndërmarr përgjegjësia që sjellja e Kurtit dhe atyre që e mbështesin nuk shndërrohet në destabilizim të rrethanave”, tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat