Rakiq bisedoi me shefen e UNMIK-ut: Me dialog deri te zgjidhja e problemit – paqja nuk ka alternativë

Lajme

Rakiq bisedoi me shefen e UNMIK-ut: Me dialog deri te zgjidhja e problemit – paqja nuk ka alternativë

Nga: F. B. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:47
Karolin Zijade dhe Rakiq

Kreu i Listës Serbe dhe ministri për kthim dhe bashkësi në qeverinë e Kosovës Goran Rakiq ka biseduar me shefen e UNMIK-ut Karolin Zijade, ku sipas kumtesës së lëshuar për media ka deklaruar se “Me dialog duhet të arrihet zgjidhja e problemeve dhe se paqja nuk ka alternativë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Rëndësia e qasjes konstruktive në zgjidhjen e shumë problemeve që ngarkojnë funksionimin normal të bashkësisë serbe dhe atyre jo shumicë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës në zgjidhjen e çështjeve të hapura qëndron në rrugë të raporteve më të mira mes popullit shqiptar edhe atij serb ka deklaruar ai në takim

Në kumtesën e lëshuar thuhet se këto ishin disa nga temat kryesore të bisedimeve të zhvilluara, mirëpo nuk jepen detaje të tjera rreth qëndrimit të shefes së administratës së OKB-së – UNMIKU-ut në Kosovë.

Ministri Rakiç sipas kumtesës ka tërhequr vërejtjen  në incidentet e shtuara kohëve të fundit të sulmeve ndaj serbëve, rrezikimit të pasurisë së tyre dhe asaj të Kishës Ortodokse Serbe. Duke nënvizuar se paqja e përhershme nuk ka alternativë dhe duhet insistuar dhe punuar në mënyrë konstante për paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat