Bogdanoviç: Me kërcënimin me ‘stuhi’, pushteti në Beograd keqpërdor fatkeqësinë e serbëve dhe shtyn njerëzit të shpërngulen

Lajme

Bogdanoviç: Me kërcënimin me ‘stuhi’, pushteti në Beograd keqpërdor fatkeqësinë e serbëve dhe shtyn njerëzit të shpërngulen

Nga: F. B. Më: 19 korrik 2022 Në ora: 17:36
Foto nga takimi

Ndonëse kanë mbetur vetë dhjetë ditë nga fillimi i obligimit për ri-regjistrim të automjeteve me tabela serbe në tabela RKS, serbët e veriut në Kosovë ende nuk dinë nëse do të ri-regjistrojnë automjetet e tyre me urdhëresën e qeverisë së Kosovës , ka deklaruar Goran Bogdanoviç ish-ministër për Kosovën në qeverinë e Mirko Cvetkoviçit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Bogdanoviç që jeton në Leposaviq ka thënë për “Beta” se serbët e Kosovës janë të “hutuar” si me urdhëresën e qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin obligues po ashtu edhe me paralajmërimin e kreut të Serbisë se do të mund të ndodhë “stuhia” e re. Serbët janë në dilemë dhe presin instruksione nga Beogradi a duhet të regjistrojnë automjetet, aktualisht vetëm 20 deri 30 për qind e qytetarëve kanë tabela RKS, pasi të gjithë serbët që jetojn në jug të ibrit i kanë tashmë automjetet me RKS ka thënë ai.

Në muajt e fundit shumë serb janë ç’lajmëruar nga veriu dhe janë paraqitur si abnor në Rashkë, Kragujevc dhe Beograd ashtu që të ri regjistrojnë automjetet në ato qytete.

“Tash në veri ka më së paku automjete me “KM”, mbizotërojnë ato me RKS dhe tabela nga Serbia qendrore, ndërsa me tabela të vjetra “PR, PE, PZ, KM dhe GL” është e pamundur të qarkullohet në Kosovë, andaj nuk duhet gjykuar askënd që regjistron automjetin ne RKS”, tha Bogdanoviç.

Për shkak të ri regjistrimit sipas tij nuk do vijë kurrfarë stuhie, si kanë paralajmëruar Vuçiq e Petkoviç. “Shqiptarët nuk kanë interes me nis konflikt apo stuhi në veri, çdo gjë në veri është nën kontroll të qeverisë së Kosovës përjashtim shëndetësisë dhe arsimit. Pushteti aktual i ka dorëzuar të gjitha atributet e shtetit Prishtinës që nga policia, gjykata, energjetika vetëqeverisja lokale, kalimet kufitare.... “ tha ish-ministri.

Serbët shpërngulen çdo ditë sepse nuk shohin perspektivë edhe siguri. “Shumë prindër vendosin që fëmijët pas shkollës së mesme të i dërgojnë në Serbi, më së shumti studentë në Mitrovicë ka nga Mali i Zi e më së paku nga Kosova. Me kërcënimin me stuhi, pushteti në Beograd keqpërdor fatkeqësinë e serbëve dhe shtyn njerëzit të shpërngulen. Secili serb pyet pse të rri këtu kur Vuçiq paralajmëron stuhi”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të gjitha automjetet me tabela serbe nga 1 gusht deri 30 shtator të ri regjistrohen në RKS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat