Natasha Kandiq i krahason pamjet e refugjatëve të kapur në Serbi me pushkatimet e Skoripionëve

Lajme

Natasha Kandiq i krahason pamjet e refugjatëve të kapur në Serbi me pushkatimet e Skoripionëve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:25
Aleksandar Vulin

Një turmë emigrantësh para pak ditësh janë kapur nga ushtria serbe, derisa një fotografitë ku ata shihen grumbull dhe me duart mbi kokë janë bërë virale.

Kjo meqë shumë njerëzve që njohin historinë e luftërave në Bosnje e Kosovë iu ka ngjarë me pamjet e asaj kohe kur kriminelët serbë grumbullonin civilët e paarmatosur boshnjakë e shqiptarë dhe i ekzekutonin.

Fotografia me emigrantë që i vëzhgon Aleksander Vulin, i është dukur e njëjtë me ngjarjet e luftërave në Bosnje e Kosovë edhe aktivistes serbe, Natasha Kandiq.

Ajo thotë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur ngjason me horrorin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë.

“Në gjunjë, kokën e përkulur, siç Horrori që e bënë “Scorpions””, ka shkruar Kandiq.

“Scorpions” ishte një njësi paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave në Jugosllavi. Njësia ishte e përfshirë në krime lufte gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat