Drecun: Lajçak duhet qartë të thotë se normalizimi i raporteve nuk nënkupton njohjen e ndërsjellë

Lajme

Drecun: Lajçak duhet qartë të thotë se normalizimi i raporteve nuk nënkupton njohjen e ndërsjellë

Nga: F. B. Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:44
Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Drecun për RTS deklaroi se seri në fund të muajit nuk do të ketë bisedime mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nuk ka asnjë përparim që mund të konfirmohet në nivelin e lartë, lidhur me deklaratën e Lajçak se është harmonizuar 99.5 për qind e marrëveshjes dhe vetëm kërkohet vullnet politik, ai tha se Lajçak duhet të thotë qartë se normalizimi nuk nënkupton edhe njohjen e ndërsjellë, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, propozimi ka qenë që me 14 korrik të ketë takim mes delegacioneve , ndërsa me 10 mes Kurtit e Vuçiqit, por “ishte e qartë se nuk mund të ketë takim pasi nuk kishte përparime” tha ai.

Ai përsëriti fjalët e Lajçak se para fundit të gushtit apo fillimit të shtatorit nuk priten zhvillime , me  këtë rast përmendi termin “të pagjetur me dhunë” që është i papranueshëm për Serbinë, duke nënvizuar se Laçak duhet angazhohet shumë për arritje të ndonjë marrëveshje.

Termi të pagjetur me dhunë i vendosur me qëllim nga Prishtina është përpjeke për kurth që Serbia të pranojë përgjegjësinë për ata persona dhe t[ pagjeturit nga veprimi i UÇK-së, sepse sipas konventës së OKB vetëm shtetet janë përgjegjëse për të pagjeturit dhe jo organizatat.

Ai tha se si kompromis u afrua formulimi të pagjetur me forcë dhe aty ka mbetur çështja.

Drecun shtoi se asociacioni është çështje për të cilën Prishtina nuk do të bisedohet, sikurse as për pasurinë , kthimin e të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik. “Nëse Lajçak e di se ka përparime dhe marrëveshje duhet të thotë detajet” tha ai.

Mendoj shtoi ai se BE në të ardhmen duhet të punoj në përparime në dialog, të cilin si duket Prishtina nuk e do, Drecun tërheq vërejtjen për rrezikun e nxitjes së destabilizimit në veri, kur merren parasysh vendimet e Prishtinës për tabela dhe ndërhyrjet e njësive speciale në atë pjesë.

Drecun tha se duhet definohet çka nënkupton normalizimi i raporteve, pasi këto nuk janë bisedime mes dy shteteve dhe sapo niset dialogu në procesin e njohjes së ndërsjellë, Serbia del nga dialogu.

"Nëse tash tentohet të na thotë se Beogradi e Prishtina duhet të pajtohen , çka është normalizimi. Atëherë nuk do ketë marrëveshje. Qëndrimi i Kurtit se “duhet të njihemi mes vete pastaj të zgjidhim problemet e hapura është i papranueshëm, andaj Lajçak duhet qartë të thotë se normalizimi nuk nënkupton njohjen e ndërsjellë” tha Milovan Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat