Kjo është juristja nga fshati Ballancë që e punon tokën, bëhet virale në Tik-Tok

Lajme

Kjo është juristja nga fshati Ballancë që e punon tokën, bëhet virale në Tik-Tok

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:59
Xhezide Selimi

Punët e fshatit i shkojnë për dore, nisur nga punimi i tokës e deri te vozitja e traktorit.

Ani pse me profesion është juriste, Xhezide Selimi, pos shkollës, gjithmonë e ka pëlqyer jetën e fshatit.

Duke qenë se jeta i ka ndryshuar, marrë parasysh punën që bën, ajo gjithmonë gjen kohë për pasionin e saj.

“Me të thënë të drejtën nuk bëj shpesh këso punë, por kur i bëj i bëj me qef. Aspak nuk është e vështirë se, bari që është kosit më herët është tha, dhe e ka një peshë shumë të lehtë. Nuk është shterrë asnjëherë dashuria ime për tokën, për natyrën. Jam tërë kohën edhe nëpër ara. Fshati im ka një natyrë të bukur”, tha ajo.

Për punët që Xhezidja ka në fshat, merr komente të shumta. E sidomos, pasi ajo është bërë virale në “Tik-Tok”. Mirëpo thotë se 99% e komenteve që merr janë pozitive, dhe se ajo zgjedh t’i injorojë ato pak komente negative që merr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat