Rasti Ivanoviç: Dëshmitari i mbrojtur refuzoi të flas nga frika e Listës Serbe

Lajme

Rasti Ivanoviç: Dëshmitari i mbrojtur refuzoi të flas nga frika e Listës Serbe

Nga: F. B. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:39
Oliver Ivanoviç

Dëshmitari i mbrojtur ka refuzuar të dëshmoj lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb në Migtrovicë Oliver Ivanoviç me arsyetimin se rrezikohet jeta e tij dhe familjes nga Lista Serbe.

“Nga ana e policisë serbe më është thënë se pikë për pikë rrezikohet koka jote. Andaj ju lus të më kuptoni”, ka deklaruar dëshmitari anonim B1.

B1 kështu deklaroi në shqyrtimin e djeshëm ku për implikim e bashkëpunim në rastin Ivanoviç akuzohen Nedeljko Spasojeviç, Marko Roshiç, Rade Basara dhe Silvana Arsoviç së bashku me akuzuarit në ikje Zheljko Bojiç, Zvonko Veselinović dhe Milan Radoiçiç.

Pjesë e Listës Serbe që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës dhe komuna është edhe i akuzuari Milan Radoiçiç.

Në pyetjen e prokurorisë për dëshmitarin B1 se a mbetet pranë deklaratës së kaluar, ai refuzoi të fas duke dol për rrezikun dhe kërcënimin nëse dëshmon.

Më pas dëshmitarit i është tërhequr vërejtja se nëse refuzon atëherë ai mund të ngarkoj vetën me masa akuzuese, fillimisht me para e pastaj edhe arrestim deri 30 ditë burg

Dëshmitari B1 ka deklaruar se kërcënimet në llogari të tij janë të vazhdueshme dhe do të dëshmoj vetëm nëse ftohet në prokurori, “nuk guxoj të deklarohem, kam vullnet por nuk mundem, më kuptoni”, ka thënë B1.

Në ndërkohë, shqyrtimi i ardhshëm lidhur me rastin Ivanoviç është caktuar me 16 dhe 27 shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat