Kreu i Beogradit thotë se nuk plotëson dëshirat e Hagës për largimin e muraleve të Mladiçit

Lajme

Kreu i Beogradit thotë se nuk plotëson dëshirat e Hagës për largimin e muraleve të Mladiçit

Nga: F. B. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi ka ftuar prefektin e Beogradit Aleksandar Shapiç që të urdhëroj shërbimet komunale për largimin e muralit të Ratko Mladiç nga rruga Vraçar, ndërsa ai është përgjigjur se “nuk di se Mladiç ka kryer krime lufte, por e di se ka mbrojtur popullin serb në BeH”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se Tribunali i Hagë për te ka humbur besueshmërinë kur ka liruar gjenralin kroat Ante Gotovina dhe Mladen Markaç, ish-komandantin e luftës në BeH Naser Oriç dhe komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj, para se të dënohej Mladiç.

"Nuk di kush çka ka bërë Në Bosnje, sepse nuk kam qenë atje, por e di se Mladiç ka mbrojtur popullin serb dhe po mos të ishte ai, serbët në Bosnje do përfundonin sikur serbët në Kroaci, do vriteshin e dëboheshin nga vatrat e tyre”, tha Shapiç.

Ai shtoi se “përherë mund të flitet për grafite e murale dhe rendin komunal, por kuti opinionin që mos të përziej Tribunalin dhe dënimet e tij”, lidhur me këtë rast “duhet të pritnin prefektin tjetër për të plotësuar këtë lloj të dëshirave të Hagës” .

Organizata e të rinjve të Serbisë ka kërkuar nga Shqpiç largimin e muralit të Ratko Mladiç në rrugën Njegosh dhe atë të Aleksa Nenadoviç në Vraçar: "Tash e një vit, muret dhe fasada në Beograd janë vizatuar me figurën e të dënuarit për krime, që ngarkohet me një prej krimeve më të tmerrshme në truallin e Evropës pas luftës së dytë botërore", kanë thënë nga kjo organizatë.

Është koha e fundit që shërbimet komunale të pastrojnë fytyrën e Beogradit edhe Serbisë me largimin e muralit kontestues, që u ruajt nga roje të paidentifikuara sikurse edhe simbolin e agresionit rus në Ukrainë si shkronjën Z.

Murali me figurën e të dënuarit të Hagës Ratko Mladiç u shfaq me 23 korrik të vitit që shkoi, ndërsa më pas u lye me të kuqe për të rishfaqur përsëri. Inspektorati komunal kishte urdhëruar banorët të heqin këtë mural.

"Pas deklaratës së Shapiç se “duhet bërë homazhe edhe nderim të gjitha viktimave të luftës në ish-Jugosllavi – apelojmë tek Shapiç të iniciojë ngritjen e pllakës përkujtimore në Batajnicë ku në varrezën masive ishin fshehur 744 trupa të shqiptarëve të vrarë nga MPB e Serbisë dhe Ushtria e Jugosllavisë”, thanë në Iniciativën e të rinjve për drejtat e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat