Çmenduri/ Deputeti serb kërkon që seanca konstituive e kuvendit serb të mbahet në Kosovë

Lajme

Çmenduri/ Deputeti serb kërkon që seanca konstituive e kuvendit serb të mbahet në Kosovë

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 11:24
Boshko Obradoviq

“Si deputet dhe kryetar i ardhshëm i grupit parlamentar të lëvizjes serbe “Dveri”, propozoj që seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë të caktohet dhe të mbahet në Kosovë”, ka pretenduar në një deklaratë me shkrim sot lideri i “Dveri-t”, Boshko Obradoviq.

Ai ka thënë se është çështje marrëveshje nëse do të jetë në Graçanicë apo në Mitrovicë, por se “sigurisht është me rëndësi të madhe që të jetë në Kosovë”.

“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë, një numër i madh i kishave, manastireve dhe monumenteve historike serbe, të cilat të gjitha së bashku me siguri do të ndiqen nga mediat vendase dhe ndërkombëtare me vëmendje të madhe”, ka filluar ultra-nacionalisti serb Obradoviq me provokime boshe ende pa e marrë detyrën e deputetit.

Ai gjithashtu ka thënë se parlamenti i serb mund të “refuzojë publikisht kërkesën e Parlamentit Evropian për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të kërkojë që negociatat e mëtejshme për Kosovën të kthehen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat