​Konflikt mes serbësh – rihapet komuna ilegale e Serbisë në Viti

Lajme

​Konflikt mes serbësh – rihapet komuna ilegale e Serbisë në Viti

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:39
Biljana Marinkoviq

Serbja nga Verboci i komunës së Vitisë, Biljana Marinkoviq, ka filluar një grevë të urisë në objektin e rihapur të komunës ilegale të Serbisë në Kosovë.

Ajo në profilin e saj në facebook, ka postuar disa foto dhe video, ku vëren një tension mes saj me punonjësit e komunës ilegale aty.

“Të dashur, kështu duket ‘Autoriteti i Përkohshëm i Kosovës’ në Viti, pas 3 muajve të mosveprimit komuna është e mbuluar nga rrjetat e merimangave dhe jashtëqitjet e shpendëve. Këshilli i kësaj komune vazhdon të rrijë në shtëpi për të pushuar dhe për të marrë rregullisht të ardhura mujore”, thuhet ndër të tjera në njërin nga postimet e saj.

Serbët që jetojnë në komunat me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, tash sa kohë po përballen me akuza të ndërsjella, të cilat shpeshherë rezultojnë me konflikte fizike, raporton The Geopost.

Në të shumtën e rasteve, siç kanë raportuar mediat kosovare, këto sulme nga pushteti në Beograd dhe mediat serbe, paraqiten si sulme me motive etnike.

Së fundi, një rast i tillë kishte ndodhur në Ropotovë, afër Gjilanit, ku automjetit së Davor Petkoviqit, ish-nënkryetar i komunës së Ranillugut, tash kryetar i fshatit Ropotovë më datë 29 qershor i është thyer xhami, nga vet banorët serbë. Megjithatë këtë incident, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” e Qeverisë së Serbisë e kishte cilësuar si sulm ndëretnik./The Geopost/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat