Vuçiq në këtë orë i adresohet opinionit lidhur me situatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq në këtë orë i adresohet opinionit lidhur me situatën në Kosovë

Nga: F. B. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:05
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq sot do të i adresohet opinionit publik lidhur me situatën e përgjithshme në Kosovës , përkatësisht lidhur me vendimet për reciprocitet me dokumentet personale dhe ndërrimin e tabelave të vjetra në ato RKS, shkruan “B92”.

Pas reagimeve të shumta të zyrtarëve serb, dje shefi i delegacionit serb në bisedime Petkoviç paralajmëroi se Vuçiq do mbajë takim të jashtëzakonshëm me gazetarët lidhur me situatën dhe vendimet që ka marr qeveria në Prishtinë.

Adresimi i Vuçiq do të bëhet nga ndërtesa presidenciale në “Kurorën e Andriqit”.

Dje drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petkoviç lidhur me situatën dhe vendimet që pritet të zbatohen nga nesër në pikëkalimet kufitare, hapat e këtillë të qeverisë Kurti i quajti si të njëanshëm dhe si nxitës së situatës së tensionuar edhe trazirave të mundshme.

Ai po ashtu njoftoi takimin që kishte pasur Vuçiq me qytetarët dhe përfaqësuesit e serbëve, duke njoftuar adresimin e Vuçiq dhe takimin që ai do zhvillojë me përfaqësuesit e serbëve sot, një ditë para paralajmërimin për fillimin e dhënies së letrës deklaruese si zëvendësim i letërnjoftimit serb dhe fillimin e ri-regjistrimit të automjeteve nga tabelat e vjetar të MPB së Serbisë në ato RKS të Kosovës.

Sipas Petkoviç “ Vuçiq do iu dërgoj thirrje vendeve të Kuintit për reagim dhe ndalimin e Kurtit të këtyre dhe hapave tjerë të Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat