Kryetarja e Kuvendit bën thirrje për maturi pas tensioneve në Veri, Nikolla: Të zbatohet reciprociteti, Kosova tregoi fuqinë që buron nga e drejta

Lajme

Kryetarja e Kuvendit bën thirrje për maturi pas tensioneve në Veri, Nikolla: Të zbatohet reciprociteti, Kosova tregoi fuqinë që buron nga e drejta

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 11:43
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit deri në 1 shtator.

“Parimi i drejtë i reciprocitetit duhet zbatuar me maturi, vetëpërmbajtje nga të dy shtetet dhe në konsultim me ShBA dhe BE.

Përmbajtja e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimi i saj me partnerët ndërkombëtarë nuk tregojnë dobësi, por fuqinë që buron nga e drejta.

Si edhe vizionin  e pjekurinë e Qeverisë së Kosovës”, shkruan Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat