“Rrenc, pleh, e paguajnë 500 euro!”/ Canak shpërthen me akuza të rënda ndaj Abazoviqit

Lajme

“Rrenc, pleh, e paguajnë 500 euro!”/ Canak shpërthen me akuza të rënda ndaj Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:25
Politikani liberal, Nenad Canak

Politikani liberal, Nenad Canak, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pasi ky i fundit në fjalimin e tij në Kuvendin e Malit të Zi ka thënë se disa malazezë e paguajnë 500 euro Canakun vetëm për ta fyer atë si kryeministër.

Canak ka thënë se një deklaratë e tillë është gënjeshtër, derisa Abazoviqin e ka quajtur edhe rrenc. 

“Dritan Abazovic, si zakonisht, gënjen. Askush nuk më “sjell” në Mal të Zi dhe nuk po ofendoj askënd, po them vetëm atë që kam parë:

Dritan Abazoviç është gënjeshtar dhe pleh. Dhe armiku i Malit të Zi”, ka shkruar Canak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat