Vuçiq nesër mbledh në Beograd serbët nga Kosova, mban fjalimin “e madh” të paralajmëruar

Lajme

Vuçiq nesër mbledh në Beograd serbët nga Kosova, mban fjalimin “e madh” të paralajmëruar

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:06
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai do t’i mbledhë ata për të folur rreth bisedimeve të mbajtura të enjten në Bruksel, mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në takim paralajmërohet të marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit nëpër institucione.

Më pastaj Vuçiq do të mbajë fjalimin e paralajmëruar nga e enjtja, drejtuar qytetarëve, e që sipas Petar Petkoviq do të jetë njëri ndër fjalimet më të rëndësishme të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat