A po përgatitet takimi i Vuçiqit dhe Kurtit në Berlin nga kancelari Scholz?

Lajme

A po përgatitet takimi i Vuçiqit dhe Kurtit në Berlin nga kancelari Scholz?

Nga: F.B Më: 23 gusht 2022 Në ora: 09:11
Olaf Scholz

Burime nga ambasada gjermane në Prishtinë kanë njoftuar se kancelari Olaf Scholz do të ftojë në një takim në Berlin presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ky takim do zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

"Në këtë vjeshtë në kuadër të procesit të Berlinit, kancelari Scholz do thërras të dy palët në takim me qëllim të lehtësimit të mëtejmë të dialogut, aktualisht ky takim është duke u përgatit” kanë thënë burimet nga ambasada gjermane.

Gjermania përshëndet takimin e Vuçiq me Kurtin të mbajtur me 18 gusht në Bruksel duke vlerësuar pajtimin dhe inkurajuar për vazhdimin e bisedimeve.

"Është shumë me rëndësi që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë në gjetjen e zgjidhjes. Një eskalim i dhunës dhe bllokim i rrugëve nuk i konvenon askujt, në vend të saj është e domosdoshme marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe stabile mes palëve, që do hap perspektivën për të dy vendet dhe do të kontribuoj në sigurinë rajonale ", kanë thënë në ambasadë.

Ata kanë shtuar se besojnë dhe presin që të shmanget ndonjë trazirë e mundshme në veri.

"Natyrisht masat duhe të aplikohen në atë mënyrë që mos të krijohen trazira të reja. Nisur nga kjo duhet fokusuar në angazhim konstruktiv dhe bisedime “ për tejkalimin e situatës.

Nuk ka njoftime tjera lidhur me takimin, që po përgatitet mes krerëve të dy vendeve në kuadër të procesit të dialogut, po besohet se është takim për lehtësimin e dialogut dhe afrim në arritjen e normalizimit të plotë të raporteve mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat