Seferi: Vuçiq ka ofruar kërkesat e Serbisë si kompromis

Lajme

Seferi: Vuçiq ka ofruar kërkesat e Serbisë si kompromis

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 00:27
Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi ka thënë se presidenti serb Akesandar Vuçiq është munduar vazhdimisht ta paraqes Serbinë si palë të gatshme pasi ka ofruar kompromise, por se ato kompromise në fakt kanë qenë kërkesa të Serbisë.

“Vuçiq ka paraqitur të gjithë ato ofertat e Serbisë për targat dhe për dokumentet, dhe është munduar në vazhdimësi që ta paraqes Serbinë si palë e cila është e gatshme për të arritur një kompromis meqë ka ofruar kompromis, por nga ana tjetër nuk ka ofruar më shumë kompromis sesa kërkesat e Serbisë. Pra, ajo që Vuçiq iu referua, është se Christopher Hill respekton qëndrimet e Serbisë dhe tentimin për të ofruar diçka, por që nuk është arritur mjaftueshëm në dialogun në Bruksel”, ka thënë Seferi në Edicionin Special.

“Vuçiq dhe Serbia paraqesin veten si palë e cila nuk ka një mbështetje të madhe nga Perëndimi, dhe se është në pozitë më të mirë sa i përket negociatave, por njëkohësisht Vuçiq tenton ta paraqes Serbinë si të vetmen palë që është konstruktive në dialog”.

Tutje Seferi tha se Vuçiq ende po e etiketon kryeministrin Albin Kurti si të vështirë për të dialoguar.

“Vuçiq ende paralajmëron se mund të jetë një rrezik, që është e vështirë të negociohet me kryeministrin Albin Kurti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat