​Nesër bëhen 25 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, nobelistes shqiptare

Lajme

​Nesër bëhen 25 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, nobelistes shqiptare

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:28
Nënë Tereza

Nesër bëhen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Shën Nënë Tereza.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nëna Terezë.

Ipeshkvia e Kosovës nesër do të organizojë Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, e cila do të mbahet në Qendrën "BogdaniPolis" në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Me këtë akademi zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat