Deputeti gjerman takon Lajçakun: Ballkani Perëndimor na përket neve

Lajme

Deputeti gjerman takon Lajçakun: Ballkani Perëndimor na përket neve

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 10:53
Foto nga takimi

Deputeti gjerman Peter Beyer ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Vjenë.

Beyer thotë se Bashkimi Evropian duhet të ndryshojë idenë themelore të Evropës dhe se është e qartë Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

“Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës”.

“Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!” ka shkruar Beyer në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat