E kritikoi Kurtin, Lajçi i reagon Aida Dërgutit: A s’e kishe senin n’male në atë kohë!

Lajme

E kritikoi Kurtin, Lajçi i reagon Aida Dërgutit: A s’e kishe senin n’male në atë kohë!

Nga: A.M. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:26
Çun Lajçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR’it.

Për këtë, i ka reaguar ish-bashkëpartiakja e tij, Aida Dërguti.

Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në vend.

Aida Dërguti pati diçka për të thënë për këtë kërkesë të kryeministrit.

“Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo duke i reaguar lajmit për Kurtin.

E ndaj kësaj deklarate të Dërgutit ka reaguar shkrimtari Çun Lajçi.

Si shkroi një koment si kundërpërgjigje ndaj ish-deputetes.

“Aidë, po ti pse u bane nuse me ushtarët e NATO-s ’99-tën! A s’e kishe senin n’male në atë kohë!?, u shpreh Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Image
Postimi i Lajçit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat