Lista Serbe thur lavde për Vuçiqin pas marrëveshjes: Serbët humbisnin gjumë si shkak i 1 shtatorit

Lajme

Lista Serbe thur lavde për Vuçiqin pas marrëveshjes: Serbët humbisnin gjumë si shkak i 1 shtatorit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:10
Lista Serbe dhe Vuçiqi

Lista Serbe ka thurur lavde për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e njohjes së dokumenteve të identifikimit për shtetasit e dy shteteve respektive.

Siç raportojnë mediat në Beograd, Lista Serbe ka falënderuar Vuçiqin për “ruajtjen e leternjoftimeve serbe dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

“Me këtë marrëveshje dhe garancitë shtesë që presidenti Vuçiq tregoi me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtjen e interesave kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovëa, mbrohen të drejtat tona për të jetuar me dinjitet dhe liri në vatrat tona”, citohet nga mediat serbe reagimi i Listës Serbe.

“Për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli ynë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe qëndronin pas nesh se si do ta prisnim 1 shtatorin dhe masat e njëanshme të shpallura nga Prishtina, me tensionet në veri të krahinës”, përfundon reagimi i tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat