“Marrëveshja për targa të bëhet në parim të njëjtë me letërnjoftimet”, mllefoset Petkoviq

Lajme

“Marrëveshja për targa të bëhet në parim të njëjtë me letërnjoftimet”, mllefoset Petkoviq

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:57
Petar Petkoviq

Beogradi kërkon që marrëveshja për targat të bazohet mbi të njëjtat parime si ajo e arritur për njohjen e kartelave të identifikimit, u shpreh i ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Targat ilegale “KM, etj” të lëshuara nga MPB-ja serbe, Petkoviç tha se “duhet të mbeten” ose të kthehen targat status-neutrale ‘KS’ të lëshuara nga UNMIK-u që nga viti 1999.

Konvertimin në afat dy-mujor në targa të Republikës së Kosovës (RKS), Petkoviç tha se “populli serb nuk do pranojë”.

“Nëse dikush e kupton mirë se cili ka qenë qëllimi i Albin Kurtit, është pikërisht populliu serb. Ne ruajtëm paqen dhe stabilitetin. Me beteja të vështira diplomatike, Presidenti [i Serbisë], Aleksandar Vuçiç, ia doli të ruajë paqen për serbët, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha kryenegociatori i palës serbe.

Petkoviç në anën tjetër përsëriti qëndrimin e kahershëm serb se “nuk do ta njohim kurrë pavarësisën e Kosovos”.

Marrëveshjen për njohjen reciproke të dokumentave, Petkoviç e quajti “të shoqëruar me deklaratë status-neutrale” dhe se ajo “nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Ky njoftim do të jetë publik”, tha ai.

Qeveria e Kosovës krahas vendimit për të aplikuar reciprocitet për lejeudhëtimet ndaj shtetasve serbë, siç ka bërë Serbia për 11 vite në raport me shtetasit kosovarë, ka marrë vendimit që të ndalojë targat ilegale “KM, PZ, etj”.

Poseduesve të këtyre targave, duke nisur që nga 1 shtatori, u jepet dy muaj kohë për t’i konvertuar në targa RKS, gjë që Serbia e ka kundërshtuar kategorikisht.

Madje qeveria u ka hequr edhe shpenzimet e regjistrimit, që shkon deri në 5 mijë euro heqje të barrës financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat