​Konjufca takon Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA mbeten të palëkundura

Lajme

​Konjufca takon Hovenier: Miqësia Kosovë-SHBA mbeten të palëkundura

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, zëvendës shefe e Misionit, së cilës i uroi suksese në detyrën e re.

Konjufca ka falënderuar ambasadorin Jeff Hovenier dhe zëvendës shefen e Misionit, Alyson Grunder për mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin Kosovës.

“Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura,

siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat