Ambasadori Hill: Serbia duhet të kthehet kah perëndimi, mbase një ditë të vendos të bëhet pjesë e NATO-s

Lajme

Ambasadori Hill: Serbia duhet të kthehet kah perëndimi, mbase një ditë të vendos të bëhet pjesë e NATO-s

Nga: F. B. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 11:04
Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se ai "nuk ka asnjë dyshim" se Serbia duhet të kthehet ka perëndimi, këtë ajo duhet ta bëjë për shkak fëmijëve të vetë, fëmijëve të fëmijëve të vetë dhe shkaqeve tjera”, shkruan “NIN” transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se brezi i në një farë mënyre veç ka treguar, çka mendon "Shumë të rinj nga Serbia shkojnë në perëndim, nuk po shoh se shkojnë në lindje. Kështu që pak a shumë është e qartë ku dëshiron të shkoj Serbia".

Hill ka shtuar se ShBA vlerëson Serbinë si partner dhe mbështesin aspiratat e saj për të u bëtë anëtare e BE-së.

“Unë do të doja të shoh se Serbia, miku ynë dhe partneri një ditë mbase të vendos të bëhet pjesë e NATO-së”. tha Hill.

Ambasadori amerikan shtoi se e di peshën e të kaluarës dhe vitit 1999, por dëshiron ta shoh Serbinë pjesë të barabartë dhe anëtar e bashkësisë veri-atlantike.

"E di se për Serbinë është vendos diçka të tillë, po kjo do ishte fokusi im në përpjekjet që të afrohemi Serbisë”, tha Hill.

Hill përsëriti se qëndrimi i tij dhe vendit që përfaqëson dhe BE-së se Serbia duhet të i bashkëngjitet sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa në pyetjen nëse do tolerohet refuzimi i sanksioneve , ai tha “E kam të qartë se për Serbinë çështja e sanksioneve është komplekse për shkaqe historike, por duhet ta kenë të qartë atë çka Rusia ka bërë”.

Lidhur me zhvillimet në Beograd rreth paradës së krenarisë, ai tha në një farë mënyre edhe ai do gjendet aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat