Haradinaj: Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë

Lajme

Haradinaj: Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë

Nga: M.L. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 15:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me nisjen zyrtare të panairit të verërave në Beograd.

në një postim në facebook, ka thënë se mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Sipas tij, derisa promovohet panairi në Beograd, panairi “Hardh Fest” ballafaqohet me mungesë rryme.

Postimi i plotë:

Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.

Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.

Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.

Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i "Hardh Fest".

Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat