“Kryeministër 2 vjet Memli, 2 vjet Lumiri, Ramushi president”, Xhevdet Pozhari ‘formon’ kabinetin e ri qeveritar

Lajme

“Kryeministër 2 vjet Memli, 2 vjet Lumiri, Ramushi president”, Xhevdet Pozhari ‘formon’ kabinetin e ri qeveritar

Nga: F. B. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 20:17
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka ‘formuar’ qeverinë e re të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së së bashku me pakicat.

Pozhari përmes një postimi në facebook, duke ironizuar me thirrjet për rrëzimin e Qeverisë Kurti nga opozita, ua ka nda edhe postet ministrore.

Ai propozon që kryeministër të jetë dy vjet Lumir Abdixhiku dhe dy vjet Memli Krasniqi.

Pozhari tutje ka shkruar se Ramush Haradinaj do të bëhet president kur t’i vjen koha.

Postimi i plotë:

Kjo Qeveri shumë zgjati diçka. Me ta rrëzu se nuk po rrihet pa zgjedhje dhe opozita e bashkuar me e drejtu vendin.

Kabineti qeveritar PDK - LDK- AAK plus pakicat, ta kishte këtë përbërje:

- Bekë Berisha, Ministër i Arsimit

- Pal Lekaj, Ministër i Financave

- Abelard Tahiri, Ministër i Kulturës

- Driton Selmanaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik

- Xhavit Haliti, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

- Arben Gashi, Ministër i Punëve të Jashtme

- Duda Balje, Ministre e Punëve të Brendshme dhe Administratës

- Bekim Haxhiu - Kamishi, Ministër i Shëndetësisë

- Sami Lushtaku, Ministër i Infrastrukturës

- Avdullah Hoti, Ministër i Mbrojtjes

- Elmi Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

- Rrezarta Krasniqi, Ministre e Bujqësisë

Zv/kryeminstra: Ardian Kastrati dhe Time Kadrijaj

Kryeministër 2 vjet Memli, 2 vjet Lumiri.

Ramushi president kur të vjen vakti.

Edhe po ta bëjmë Kosovën model.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat