Veljko Odaloviç reagon Shaip Kamberit për ndërrimin e territoreve

Lajme

Veljko Odaloviç reagon Shaip Kamberit për ndërrimin e territoreve

Nga: F. B. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 10:45
Veljko Odaloviç

Kreu i Komisionit për të pagjeturit, Veljko Odaloviç dhe profesori i Fakultetit në Mitrovicë, Boris Bratina kan thënë se në veri lufta nuk ndalet, ndërsa duke komentuar deklaratën e Shaip Kamberit se “Kosova duhet të jetë më e pranishmen Luginën e Preshevës”, Odaloviçit përmend ndërrimin e veriut me Luginën, duke thënë “se ne nuk mund të ndërrojmë tonën me tonën”, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai vizitën e Brnabiç në veri dhe Bislimit në Luginë i vlerësoi si kujdes që kanë ata për qytetarët në këto komuna.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka theksuar se është e nevojshme prania më e madhe e Kosovës në Luginën e Preshevës.

Kamberi këtë e tha pas takimit me zëvendës –kryeministrin Bislimi dhe ministren Nagavci.

“Ne nuk mund të ndërrojmë tonën me tonën”, tha Odaloviç duke komentuar deklaratën e Kamberit.

Pofesori Boris Bratina, në Fakultetin në Mitrovicë tha se “kjo nuk është hera e parë që situata  është e acaruar në krahinën jugore”.

“Banorët janë mësuar të mobilizohen, ne jemi atje të gjithë ushtarë, deshëm këtë apo jo”, tha Bratina.

Ai duke komentuar gjykimin ndaj Nikola Nedeljkoviç e quajti provokim në të cilin askush nuk bie.

“Populli nuk kapet më në provokime të tilla, por e dimë se nuk është e mençur të bëhen probleme atje”, tha ai.

“Vetëm kujtoni si u arrestua OIiver Jovanoviç, për Prishtinën asgjë nuk është e shenjtë. Ata janë të gatshëm për provokime dhe përpjekje  për nxitjen e trazirave, me çka dëshmojnë pafuqinë e vetë”, tha Odaloviç, duke shtuar se në Luginë jetojnë keq edhe serbët.

“Të gjithë serbët atje jetojnë keq, në Bujanovc çdo gjë është vënë në interes të shqiptarëve, ata nuk i shohin serbët, shumë më shumë ka shpopullim në Kosovë, sepse atje jetohet më keq”, tha Odaloviç.

“Ne në Mitrovicë kemi lagjen e boshnjakëve, ku njerëzit tanë furnizohen, paramendoni si do ishte mos të kishim qasje atje. Shkollat, posta, spitalet janë institucionet ku ne jemi zot të vetës, asgjë nuk do ngjasonte  sikur të kishte trazira. Në Mitrovicë ndjehet era e luftës vazhdimisht”, tha prof. Bratina.

Odaloviç vlerësoi se çdo dialog është i mirëseardhur, duke përmend letrën e Sholc edhe Makron, që nuk kishte ton të mirë ndaj serbëve.

“Provokimet janë të pandërprera, e këto janë presione, ky është një presion brutal që bëhet nën hijen e konfliktit në Ukrainë. Tash dikush plotësisht impotent si është BE të tregoj forcën ndaj Serbisë. Mbase është mirë që këta zotërinjtë dërguan letër pasi janë kurrizi i BE-së, nëse thyhet kurrizi të shohim çka do të ndodhë”, tha Odaloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat