Vuçiq e Kurti më së largu në nëntor në takim tek kancelari Sholc

Lajme

Vuçiq e Kurti më së largu në nëntor në takim tek kancelari Sholc

Nga: F. B. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:44
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Aleksandër Vuçiq edhe Albin Kurti së shpejti duhet të kenë takim me kancelarin gjerman Sholc, siç merret vesh në media, ata do takohen më së largu në nëntor.

Letra e përbashkët e Sholc edhe Makron për Kurtin dhe Vuçiqin duket se është hyrje në aktivitete intensive të dy vendeve kryesore për zgjidhjen e kontestit mes Kosovës edhe Serbisë, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.

“Nova” merr vesh se ftesat për takim në Berlin vetëm sa nuk kanë arritur.

“E vetmja dilemë është a mbahet takimi gjatë Samitit në kuadër të procesit të Berlinit apo përpara, takimi duhet të mbahet në ditët e para të nëntorit”, thonë burime të gazetës.

Samiti i procesit të Berlinit duhet të mbahet me 3 nëntor dhe temë kryesore e ka energjinë, agjendën e gjelbër dhe tregun rajonal, krahas tyre do diskutohet edhe kontestet bilaterale dhe integrimi i BE-së, por dialogu mes Beogradit e Prishtinës është në maje të agjendës.

Nga Serbia dhe Kosova pritet që të bëjnë hapa konkret drejt normalizimit të raporteve, gjë që do stabilizonte komplet rajonin dhe përmirësoj perspektivën evropiane për Ballkanin.

Letra e përbashkët e Sholc e Makron për Kurtin edhe Vuçiq dhe delegimi i këshilltarëve të politikës së jashtme Pletner edhe Bone si shoqërim për Lajçakun dhe vizitat e parashikuara këtë javë, dëshmon vendosmërinë e liderëve evropian që personalisht të marrin pjesë në bisedime.

“Pletner e Bone së bashku me Lajçak do qëndrojnë në Kosovë e Serbi me qëllim “ të gjetjes së mundësisë për përshpejtimin e procesit”, ndërkohë në letrën Vuçiqit “i kërkohet të tregoj vendosmëri maksimale për vendime të rënda”.

Shkaku i dytë i angazhimit të tyre është ulja e ndikimit të Moskës në Ballkan dhe pamundësimi i Putinit që të vazhdoj të shfrytëzoj Kosovën si arsyetim për shkëputjen e Donjeckut e Luganskit.

Putin në fillim të agresionit në Ukrainë në dy raste përmend “Kosovën si presedan”, duke nënvizuar se sipas drejtës ndërkombëtare dhe vendimit të Gjykatës nuk duhet kërkuar leje për shkëputje nga pushteti qendror.

“Kur Kosova shpalli pavarësi, Gjykata ndërkombëtare nën ndikimin e vendeve të perëndimit vendosi se shteti që kërkon pavarësi nuk ka nevojë të kërkojë leje nga pushteti qendror, kjo do të thotë se Donbas nuk kanë nevojë të kërkojnë leje nga Ukraina”, tha Putin.

Kancelari gjerman gjatë qëndrimit në Beograd pat befasuar Vuçiqin me kërkesën direkt që Serbia të pranoj pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk reagojmë nëse na kërcënohet, hera e parë që direkt ndijova njohjen e ndërsjellë, më përpara nuk ka ndodhur, as nga evropianët as nga amerikanët, që tash e tri vite flasin për këtë”, tha Vuçiq pas takimit të atëhershëm me Sholc.

"Serbia nuk ka refuzuar asnjë takim, sa herë jemi ftuar jemi përgjigj, mos u hidhëroni që qëndrimi juaj ndaj Serbisë është ndryshe nga i joni, sa e doni integritetin e Ukrainës ne e duam integritetin tonë në Kosovë", pat thënë Vuçiq, duke cilësuar befasi kërkesën për njohje të ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat