Dhunuan një të mitur për disa muaj, dy vëllezër gjilanas nën pranga

Lajme

Dhunuan një të mitur për disa muaj, dy vëllezër gjilanas nën pranga

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Pas dhunimit të 11-vjeçares që tronditi vendin dhe jo vetëm, po del se një rast i tillë ka ndodhur edhe në komunën e Gjilanit në fillim të këtij viti.

Media merr vesh se dy persona, vëllezër mes vete, tashmë janë prapa grilave pasi gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti kanë dhunuar seksualisht një 16-vjeçare.

Po ashtu burime brenda policisë në rajonin e Gjilanit konfirmuan arrestimin e të njëjtëve pa dhënë detaje tjera për rastin që tashmë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në fshatin Velekincë.

Media ka provuar të marrë informacione nga prokuroria përkatëse rreth këtij rasti, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat