IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, ja vepra për të cilën dyshohet

Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, ja vepra për të cilën dyshohet

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Për median lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

Beka bëri të ditur se informatat e para për këtë rast i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Beka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat