Vuçiq paralajmëron edhe një çnjohje ndaj Kosovës

Lajme

Vuçiq paralajmëron edhe një çnjohje ndaj Kosovës

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:06
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është në pritje që njohjen ndaj shtetit të Kosovës siç thotë ta bëjë edhe shteti i tetë.

Këtë ai e tha gjatë fjalimit që e pati në Kuvendin e Serbisë, ku u shpreh se për Kosovën është duke u bërë një luftë e përgjithshme duke përdorur të gjitha mjetet politike, shkruan Tanjug.

”Ka një luftë të përgjithshme për Kosovën tonë duke përdorur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike, pres që shteti i tetë të tërheqë njohjen e Kosovës”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat