Haxhiu e Gashi në takim përshëndetës me Drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Këshilltaren e Programit të ICITAP

Lajme

Haxhiu e Gashi në takim përshëndetës me Drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Këshilltaren e Programit të ICITAP

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Sami Gashi, pritën në takim përshëndetës, Drejtorin e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Shawn Waddoups dhe Këshilltaren e Programit të ICITAP për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Pamela Wallace, të cilët i falënderuan për kontributin e dhënë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, veçanërisht për mbështetjen në avancimin dhe profesionalizimin e stafit të SHKK-së, si në ngritjen e nivelit të sigurisë ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Gjatë takimit, Waddoups dhe Wallace u shprehën të kënaqur me formën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të arritur duke krijuar një eksperiencë të mirë me Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa i përgëzuan Ministren Haxhiu, Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Gashi dhe gjithë stafin e SHKK-së për bashkëpunimin e ofruar, punën, angazhimin dhe të arriturat e përbashkëta në SHKK.

Në fund të takimit, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Sami Gashi dhe Zëvendësuesi i zv. Drejtorit të SHKK-së, Ismail Dibrani, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm dhuruan nga një mirënjohje për z.Ëaddoups dhe znj. Wallace, ndërsa i uruan mirëseardhje Drejtoreshës së re të Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tamra Greig, ku u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin me ICITAP/INL edhe në të ardhmen.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon përzemërsisht Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe ngritjen profesionale në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat