Sot Dita e Demokracisë, shënohet me disa aktivitete

Lajme

Sot Dita e Demokracisë, shënohet me disa aktivitete

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Sipas Kombeve të Bashkuara, demokracia është një “vlerë universale që bazohet në shprehjen e lirë të vullnetit të njerëzve për të përcaktuar sistemet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe ndikimin që ato kanë në të gjitha aspektet e jetëve të tyre.”

Me rastin e kësaj dite, Kuvendi i Kosovës do të mbajë disa aktivitete duke filluar nga ora 10:00, ku do të ketë fjalime të Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Nancy Soderberg, drejtore e NDI-së për Kosovë dhe Arnhild Spence - koordinatore e UNKT-së për Kosovë. 

Po ashtu do të mbahen edhe panairi i organizatave të shoqërisë civile, gara e shahut nga persona të verbër dhe tryeza “Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë”. 

Dita Ndërkombëtare të Demokracisë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat